INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët që futen në Parlament nëse ministrat lenë mandatin [FOTO]

Deputetët që futen në Parlament nëse ministrat lenë mandatin [FOTO]

Publikuar më: 08:02 28-08-2017

Në vitin 2013, pjesa më e madhe e ministrave, përfshirë edhe ministrat e LSI aleate, dhanë dorëheqje nga mandati parlamentar për t’ia kaluar atë emrit pasues në listën shumë-emërore.

Por këtë herë kryeministri Rama nuk ka folur publikisht për vijimin e praktikës së ndarjes së mandateve, megjithëse në statusin e PS është theksuar standardi i papajtueshmërisë së dy mandateve në nivele politike dhe drejtuese në PS.

Duke iu referuar emrave të kabinetit të ri qeveritar dhe praktikës së vitit 2013 për papajtueshmëri midis mandatave ministra – deputetë, atëherë rezulton se do të duhet të kemi 12 deputetë të rinj.

Në qarkun Berat mandati i Blendi Klosit do ti kalonte emrit pasues Arben Konomit.

Në Gjirokastër, për shkak të detyrimit për kuotë gjinore, mandati i Kumbaros do ti kalonte një femre kandidate, Artemis Dralos.

Në Lezhë mandati i Lindita Nikollës do ti kalonte zonjës Adriana Jaku, drejtuese lokale e PS, kurse në Shkodër biznesmeni Paulin Luli do te merrte mandatin e Ditmir Bushatit, ndërsa mandati i zv.kryeministres Senida
Mesi do ti kalonte Teuta Qytezes.

Në Korçë vjen Ardit Petrika në vend të ish-zv/kryeministrit Niko Peleshi. Në Tiranë do të siguronin mandate Spartak Braho, kreu i FRESH-it Hyska, ish ministrja Harito, Silda Cepe si dhe juristja Danja Hobdari. Në Vlorë mandati i ministrit Damjan Gjiknuri do ti kalonte emrit të parë grua të listës së mbetur, konkretisht Eloma Hodaj (Kurti), shefe kabineti e kryetarit të bashkisë Vlorë. Pesë qarqet e tjera, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier e Kukës nuk kanë ministër.

A do të mbahet premtimi i vitit 2013 për ndarje mandatesh minister – deputet? Deri tani ende nuk ka asnjë vendim./ISP

299674_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877