INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Deputetët “shëtitës” të PS! Nga një komision në tjetrin... [VIDEO]

Publikuar më: 15:10 07-04-2017

Partia Demokratike ka rreth 2 muaj që i mungon jetës parlamentare. Shumicës së majtë përgjatë kësaj kohe i është dashur të punojnë pa praninë e opozitës në komisionet parlamentare. Por përveç mungesës së oponencës së demokratëve për projektligjet, Partisë Socialiste i është dashur të mobilizohet për një tjetër arsye, arritjen e kuorumit gjatë punimeve në komisione. Për këtë qëllim kreu i grupit të PS, Gramoz Ruci ka kërkuar angazhim maksimal të deputetëve socialistë, duk ju kërkuar të jenë gjithnjë në gatishmëri.   
Nga një vëzhgim i IN Tv gjatë një ditë të punimeve në komisione vërejmë se në përgjithësi të gjithë fillojnë me shumë minuta vonesë, e shkak bëhet vazhdimisht mungesa e kuorumit.
Për shembull në komisionin e ligjeve kemi aq shumë deputetë zëvendësues nga ata të sigurisë sa në një moment mund të ngresh pyetjen në cilin komision je. Ndërsa më e çuditshmja ndodh në komisionin e medias. Mbledhja fillon pa kuorimin e duhur, por që plotësohet pas disa minutash.
Por mbledhjet komisioneve bëhen edhe më të vështira për socialistët në kushtet që deputetët e LSI në shumicën e rasteve thuajse mungojnë. Për shembull te komisioni i medias mungojnë të gjithë deputetët e LSI, ndërsa tek komisioni i ligjeve vjen më shumë se një orë vonesë Luan Rama. E në fakt prania e tij ishte thjesht për oponencë ndaj socialistëve.
Për më shumë ndiqni lajmin e IN News…

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441