Demokratët kanë zhvilluar një festë surprizë. Të gjithë deputetët pa përjashtim kanë qenë në selinë e PD në të njëjtën kohë dhe kjo për një arsye të fortë. Kryetari i Partisë Demokratike kishte ditën e lindjes, dhe deputetët vendosën ti bënin një festë surprizë. Madje aty nuk mungoi as lideri historik Sali Berisha. Kryetari i partisë Lulzim Basha feston 44 vjetorin e lindjes, dhe deputetët kishin zgjedhur një tortë të veçantë për ta uruar. Ndërsa i gjithë grupi kuvendor ka organizuar një festë në selinë blu, torta e ditëlindjes s’mund të ishte ndryshe përveçse me ngjyrat e partisë. Ndërsa mesazhi i urimit të deputetëve ishte i shkruar me kujdes në një letër. Ka qenë vetë kryetari i partisë që ka bërë publike festën surprizë në rrjetin social Instagram, ndërsa më pas deputetët kanë shpërndarë video të festës simbolike që u zhvillua në seli. Por kryetari kishte menduar edhe për gazetarët. Basha kishte caktuar një orë për të pritur në një kafe gazetarët për ditën e lindjes së tij.