INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti  Çuçi: Vettingu është më afër se kurrë, të gjitha këto gjëra po ndodhin sepse po afron vettingu

Deputeti Çuçi: Vettingu është më afër se kurrë, të gjitha këto gjëra po ndodhin sepse po afron vettingu

Publikuar më: 18:50 24-10-2017

Bledi Çuçi është shprehur në emisioni Kolaudim, se vettingu është afër dhe se të gjitha këto gjëra po ndodhin sepse vettingu po afron.

Ai është shprehur për In Tv se reforma në drejtësi është një çështje që duhet të përfundojë sa më parë.  I pyetur nga prezantuesi i emisionit, Ervin Bejleri, se si e shikon fatin e vettingut pas ngjarjes së fundit, deputeti i PS-së është përgjigjur thjesht dhe qartë. Ai është shprehur së pas kësaj ngjarje vettingu është më i fortë dhe i domosdoshëm se kurrë.

“Vettingu është më pranë se kurrë, ajo farsë që pamë me Prokurorinë në ditën e premte dhe të shtunë  në Këshillin e Mandateve, është një provë e gjallë që pse duhet urgjentisht që Shqipëria të bëjë reformën në drejtësi dhe urgjentisht duhet të fillojë vettingu, për të filluar një erë të re të drejtësisë në Shqipëri me atë që pamë”, ka thënë zoti Çuçi.

Article Logic
Execution time: 0.0039911270141602