I ftuar në emisionin Kolaudim, deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka folur për Saimir Tahirin.
Ai u shpreh për In Tv, se Tahiri mund të ketë marrë më shumë se 5 milion euro në muaj nga gjithë ato tonelata drogë. “Nuk më habit absolutisht përfshirja e Tahirit, përgjimet për Tahirin, as shifrat madje jam i bindur se shifrat që janë përmendur në ato transkripte janë të vogla krahasuar me shifra të tjera , sepse janë mira e mira tonelata gjatë 4 viteve janë shumë pak 5 milion euro”, është shprehur ai.
Ai bëri më shumë fajtor Edi Ramën sesa Saimir Tahirin për këtë gjendje të krijuar. Ai u tha se Tahiri është një cigare e vogël mes gjithë këtij kanabisi që na ka pushtuar. Fajtori më i madh në këtë mesele është kryeministri Edi Rama. “
Shumë e quajnë çështja Tahiri por në fakt ajo është çështja Rama. Tahiri është, si të thuash, në gjithë atë kanabis që është mbjellur, “një cigare”. Kanabisi dhe tonelatat i përkasin kryeministrit”, është shprehur deputeti i PD-së Klevis Balliu.