INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti gjerman: Presim ‘goditjen’ e peshqve të mëdhenj, jo mbrojtje politike

Deputeti gjerman: Presim ‘goditjen’ e peshqve të mëdhenj, jo mbrojtje politike

Publikuar më: 12:41 14-02-2018

Raportuesi për Shqipërinë në KE, njëkohësisht deputeti i Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Gjermani, Thorsten Frei, ndodhet në Tiranë ku ka pasur takime me të gjitha palët politike dhe ka dhënë mesazhin e tij.

Sa i përket cështjes Tahiri ai është shprehur se ish-ministri duhej të hiqej imuniteti ndërsa theksoi se goditja e peshqëve të mëdhenj nuk është realizuar siç duhet.

“Goditja e peshqve të mëdhenj nuk është realizuar në mënyrë të mjaftueshme. Kam ndjekur me shumë vëmendje çështjen Tahiri. Në pikëpamjen time është një problem i madh që në Parlament nuk është bërë heqja e imunitetit pa diskutime të mëdha. Nuk ka arsye pse duhet të mbrohen persona politikë, pasi para ligjit janë të gjithë të barabartë. Organet gjyqësore duhet të marrin vendime të rëndësishme. Ky rast është tepër i rëndësishëm për të parë arritjet konkrete dhe a është vërtetë Shqipëria në gjendje për të goditur emrat e mëdhenj”, argumentoi Frei.

Ai po ashtu kërkoi që të zbatohet reforma në drejtësi duke e cilësuar si reformën në drejtësi si pikën më të rëndësishme dhe se është e rëndësishme që palët të bisedojnë.

“Kam folur me komisionerët e Komisione për të kuptuar se në çfarë pike kanë arritur me punën e tyre. janë hartuar disa prej akteve të rëndësishme ligjore. Janë çuar dosje të rëndësishme por seancat e dëgjimeve që shërbejnë për vettingun do të fillojnë në mars. Është e rëndësishme që të bisedohet me të gjitha palët por të shihen me shumë vëmendje të gjitha faktet e paraqitura”, theksoi Frei.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881