INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja, Selimi: Thaçi e ka nënshkruar marrëveshjen e tmerrshme me Serbinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosja, Selimi: Thaçi e ka nënshkruar marrëveshjen e tmerrshme me Serbinë

Publikuar më: 08:31 05-08-2018

"I rrezikshëm, i keq dhe person që punon në favor të Serbisë”, po e quan presidentin Hashim Thaçi, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi. Ai ‘zbulon’ se Hashim Thaçi është futur në një skenar të rrezikshëm, që përmes ‘mjegullës’ ta ‘shes’ një marrëveshje shumë të dëmshme për ndarjen etnike në Kosovë, në mes tij dhe Aleksandër Vuçiç, të cilën sipas tij po e mbajnë të fshehtë për opinionin. Ai paralajmëron veprime konkrete nga Lëvizja Vetëvendosje, për ndaljen e këtij skenari të Hashim Thaçit.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka komentuar deklarimet e presidentit Hashim Thaçi, i cili ka thënë se Lugina e Preshevës do të bashkohet me Kosovën. Për Selimin, nuk bëhet fjalë për bashkëngjitjen e kësaj pjese me Kosovën, por ‘një skenar i rrezikshëm për shitjen e një marrëveshje të rrezikshme në mes dy personave: Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç’.
“Thaçi në këto deklarata po tregon edhe njëherë aftësinë e tij për ta mjegulluar gjithçka që ka të bëjë me raportin në mes Kosovës dhe Serbisë. Në fakt nuk bëhet fjalë në këtë moment as për këmbim territoresh, e as ndryshim kufijsh. Në këtë rast bëhet fjalë për marrëveshjen shumë të rëndë dhe të keqe që tashmë Thaçi e ka nënshkruar me Serbinë, dhe krejt çka po ndodh tani, është për ta mbuluar këtë marrëveshje. Lojërat e tilla vazhdojnë të mbesin lojëra të rrezikshme, nga një person i rrezikshëm që quhet Hashim Thaçi. U kemi paralajmëruar se kur bëhet fjalë për Thaçin, ai nuk është politikan i keq, por edhe një politikan i rrezikshëm. Ju kemi paralajmëruar për një epilog të tillë të Thaçit dhe Vuciçit.’’ka thënë Selimi.

Article Logic
Execution time: 0.0033349990844727