INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i Partisë Socialiste jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve, ja arsyeja

Deputeti i Partisë Socialiste jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve, ja arsyeja

Publikuar më: 21:17 24-03-2017

Deputeti socialist Ervin Koçi ka dorëzuar mandatin e deputetit. Me anë të një statusi në Facebook ai bën me dije se i ka dorëzuar dorëheqjen kryetarit të Kuvendit dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, për shkak të një detyre të re. Mësohet se posti që do të marrë ish deputeti i qarkut Fier, është ai i kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Të dashur miq,

Të nderuar zgjedhës të Njësive Administrative Topojë, Dërmënas, Qendër, Libofshë dhe Mbrostar,

Te respektuar banorë të qarkut Fier,

Nëpërmjet këtij statusi, ju vë në dijeni se dje më datë 23 Mars 2017 pas seancës plenare, kam ndërprerë detyrën time si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë duke i paraqitur dorëheqjen Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS në të cilën bëja pjesë.

Pas rreth 8 vitesh në këtë detyrë, gjej mundësinë të falenderoj për besimin dhe mbështjetjen e dhënë në këto vite të kryetarit të PS Edi Rama dhe drejtuesit të qarkut Fier Gramoz Ruçi, por një falenderim i pamasë shkon për të gjithë banorët e Njësive Administrative Topojë, Dërmënas, Qendër, Libofshë dhe Mbrostar, ku kam patur nderin e veçantë për t’i përfaqësuar, për mbështjetjen e vazhdueshme dhe komunikimin qytetar në funksion të përmirësimit të mirëqënies së tyre.

Një falenderim vjen edhe për gjithë kolegët deputete në këto 8 vite të të gjithë spektreve politike me të cilët kam bashkëpunuar, dhe në vecanti për ekipin e deputetëve të Qarkut Fier ku së bashku kemi kaluar shumë sfida, si dhe Komisionin e Ekonomisë dhe Financave me të cilën kemi debatuar e diskutuar për mjaft çështje profesionale të cilat më kanë ndihmuar të shfaqem e të rritem profesionalisht.

Mirënjohje të pafundme për gjithë bashkëpunëtorët e mi ndër vite, të cilët kanë qenë një suport i madh dhe i pazëvendësueshëm për kryerjen sa më mirë dhe me dinjitet të detyrës time, dhe një ndjesë për cdo banor i cili ka patur më shumë pritshmëri prej meje e nuk i kam bindur me angazhimin tim, edhe pse jam përpjekur të bëj maksimumin për problematikat dhe kerkesat e komunitetit apo dhe me nevojat e tyre personale.

Njëkohësisht ju informoj se tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional.

Falenderime nga zemra e të pafundme për të gjithë ju miq, që keni qenë pjesë aktive  dhe e pazëvendësueshme e të gjithë aktivitetit tim në këto vite.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109