Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PD Oerd Bylykbashi. Nëpërmjet një postimi në Facebook Dako iu përgjigj Bylykbashit, që deklaroi nga selia e PD se Dako duhet hetuar dhe arrestuar për krim elektoral.
Dako në postimin e tij thekson se Bylykbashi është personazhi më i pavotuar në Durrës. Sipas tij, deputeti demokrat nuk merr as votat e familjes së tij.
"Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!"