Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka denoncuar sot Ministrinë e Arsimit për gjendjen e shkollave në Shqipëri. Ai ka publikuar disa foto në Facebook nga shkolla 9-vjeçare Zhepë në Skrapar, teksa shfaqen nxënësit duke ngrënë mish e bërë dolli brenda ambienteve të shkollës. Sipas Boçit këto pamje tregojnë se institucionet arsimore janë degraduar jo vetëm fizikisht, por dhe moralisht në pjesën dërmuese të tyre.
“Jemi në epokën e klasave digjitale pra, të Ramës e Linditës, ku vlon mishi e rakia, tym e flakë të bëhet dija”, thotë ndër të tjera Boci.