INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PD: Rama në gjendje të rënduar, po mbyll vitin e fundit në pushtet [FOTO]

Deputeti i PD: Rama në gjendje të rënduar, po mbyll vitin e fundit në pushtet [FOTO]

Publikuar më: 15:56 29-12-2017

Shpërthen deputeti demokrat Klevis Balliu kundër Edi Ramës. Pas analizës së punës një vjeçare të qeverisë, deputeti demokrat deklaroi se Edi Rama shfaqi dhe një herë përballë medias gjendjen e tij të rënduar. Sipas tij Rama po jeton në një realitet sureal, ndërsa gjendja që po kalon vendi është alarmante. Por lajmi i mirë sipas tij është që ky do të shënojë dhe vitit e tij të fundit në pushtet.
Klevis Balliu:
“EDI DI FERRO me palestër dhe spinaq mbyll vitin e fundit në pushtet
Kryeministri me i palestruar se kurrë fizikisht, por fatkeqësisht për shqiptarët të detyruar ta dëgjojnë, kishte harruar të stërviste edukatën dhe intelektin.
Në krizë të rëndë psikologjike dhe nën terror nga bandat, tashmë Rama nuk njeh më realitetin si paraardhësi i tij Enver Hoxha.
Quan artificiale problemet e shqiptarëve, si ngritja e taksave, rritja e çmimit të ujit, rritja e çmimit të energjisë, varfëria ekstreme që ka pllakosur qytetarët shqiptarë dhe vdekjen e qindra të rinjve për aferat e drogës që e pasuruan atë dhe ortakët e tij Tahirin, Ahmetajn, Habilajt dhe nëpunësin e qeverisë Rama 1 Balilin.
Signior Edi Di Ferro nuk është artificiale çështja Tahiri, çështja Habilaj, çështja Balili, çështja Beqaj apo çështja Gjebrea.
Nuk është artificiale arratisja e drejtorëve të kriminalizuar të policisë në zonën tënde elektorale.
Zoti Kryeministër në detyrë, një miku juaj thotë kur ju qeshni është dita me e keqe për ju.
Fatmirësisht kriza juaj ka filluar kurse krizës së shqiptarëve po i vjen fundi.
KËSHTU QOFTË PËR SHQIPTARËT NË 2018”.

 

klevis_balliu.png

Article Logic
Execution time: 0.003896951675415