INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PD-së: 133 mijë nxënës dhe student braktisin shkollat, fajin e ka qeveria Rama

Deputeti i PD-së: 133 mijë nxënës dhe student braktisin shkollat, fajin e ka qeveria Rama

Publikuar më: 12:22 05-08-2018

Në një deklaratë për mediat deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka sulmuar Ramën dhe ministrinë e arsimit.

Sipas tij 133mijë nxënës dhe student kanë braktisur arsimin në këto katër vite dhe për këtë fajin e ka Rama dhe Nikolla pasi po shkurtojnë investimet.

"Edi Rama dhe Lindita Nikolla kanë hapur tenderin për mësues militantë, por nuk kanë investuar në pajisjen e shkollave me mjetet e duhura për arsim cilësor, në modernizinin e laboratorëve, bibliotekave dixhitale, laboratorët shkencorë dhe të IT-së.

Edi Rama dhe Lindita Nikolla heshtin për braktisjen e shkollave nga 133 mijë fëmijë dhe të rinj, sespe në vend të premtimit për të investuar në arsim 5 për qind të prodhimit kombëtar, parlamenti do të votojë në shtator shkurtimin e mëtejshëm të buxhetit për arsimin. Kjo politikë shkatërrimtare ka vënë sot Edi Ramën dhe Lindita Nikollën në bankën e të akuzuarve nga opinioni publik, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre, me paaftësinë e babëzinë e vet, kanë detyruar 133 mijë nxënës të braktisin shkollën," deklaron Boçi.

Deklarata e Plotë

Me 133 mijë nxënës dhe studentë që kanë braktisur shkollën në 4 vjet, arsimi është në pikën e tij më dramatike të 28 viteve pluralizëm, ndërsa Shqipëria i ngjan një vendi me bilanc lufte.

Por nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe Kryeministri Edi Rama, dy përgjegjësit kryesorë për dështimin e arsimit ne Shqipëri, nuk ka asnjë reagim.

Ata duan ta kalojnë në heshtje faktin tronditës se 1 në 6 fëmijë dhe të rinj ka braktisur shkollën në 4 vitet e para të keqqeverisjes së tyre.

Edi Rama dhe Lindita bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur, pavarësisht se:

arsimi 9-vjecar është braktisur nga 57,403 nxënës

arsimi mesëm nga 31,875 nxënës

arsimi i lartë është braktisur nga 44,425 studentë.

Edi Rama dhe Lindita Nikolla po e kalojnë në heshtje këtë dëm historik për të ardhmen e vendit, sepse ata janë përgjegjësit kryesorë për rënien drastike vit pas vitit të buxhetit të arsimit. Sipas premtimit mashtrues të Rilindjes shpenzimet mesatare për një nxënës duhet të ishin mbi 92 mijë lekë, por buxheti këtë vit është më pak se ai i 2013-ës: 68 mijë lekë për 1 nxënës në fillore dhe 72 mijë lekë për 1 nxënës në gjimnaz.

133 mijë nxënës kanë braktisur shkollat, sepse cilësia e mësimdhënies ka rënë vit pas viti! Edi Rama dhe Lindita Nikolla kanë hapur tenderin për mësues militantë, por nuk kanë investuar në pajisjen e shkollave me mjetet e duhura për arsim cilësor, në modernizinin e laboratorëve, bibliotekave dixhitale, laboratorët shkencorë dhe të IT-së.

Edi Rama dhe Lindita Nikolla heshtin për braktisjen e shkollave nga 133 mijë fëmijë dhe të rinj, sespe në vend të premtimit për të investuar në arsim 5 për qind të prodhimit kombëtar, parlamenti do të votojë në shtator shkurtimin e mëtejshëm të buxhetit për arsimin. Kjo politikë shkatërrimtare ka vënë sot Edi Ramën dhe Lindita Nikollën në bankën e të akuzuarve nga opinioni publik, pasi me veprimet e mosveprimet e tyre, me paaftësinë e babëzinë e vet, kanë detyruar 133 mijë nxënës të braktisin shkollën.

Shkatërrimi i arsimit është pjesë e planit të Edi Ramës për të mbajtur pushtetin e tij të korruptuar dhe të inkriminuar. Duke mbajtur rininë të paarsimuar, duke larguar më të mirët, Edi Rama e ka më të thjeshtë të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin në një vend ku nuk nderohet më i miri, por krimineli, trafikanti i drogës dhe qeveritarët e korruptuar.

Kjo situatë duhet ndryshuar sa më parë për të mos lejuar që një tufë banditësh dhe injorantësh të shkatërrojnë arsimin, të zbrasin shkollat, të vrasin të ardhmen e fëmijëve tanë!

Partia Demokratike;

Do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e familjeve në nevojë. Do të mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. Partia Demokratike do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë duke i dhënë mundësinë çdo të riu të ndjekë studimet, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjes së tij. Partia Demokratike do të mbështesë mësuesit dhe pedagogët duke siguruar kushte dinjitoze pune.

Për Partinë Demokratike, arsimi cilësor është prioritet i të gjitha prioriteteve, si kontributi më madhor për rininë dhe të ardhmen!

Article Logic
Execution time: 0.0020110607147217