INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PD-së i përvishet Ramës për çmimin e marrë në SHBA: ‘Lëpirja e fundit, kosto për shqiptarët’

Deputeti i PD-së i përvishet Ramës për çmimin e marrë në SHBA: ‘Lëpirja e fundit, kosto për shqiptarët’

Publikuar më: 11:55 06-03-2018

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar së fundmi me anë të një statusi në facebook në lidhje me çmimin kulturor që kryeministri Edi Rama ka marrë në SHBA.

Sipas Palokës ky është një çmim i pamerituar duke marrë parasysh veprimet e paprecedenta të kryeministrit Rama duke kujtuar këtu daljen kundër presidentit të SHBA-së Trump para zgjedhjeve duke premtuar se do të prishte marrëdhëniet dypalëshe mes vendit tonë dhe SHBA-së, veprime këto sipas Palokës që tregojnë paqëndrueshmërinë e kryeministrit.

Edi Paloka ka theksuar gjithashtu edhe çëshjen e detit me Greqinë duke thënë se: “Kjo marrëveshje mund të cilësohet si një lëpirje e fundit , të cilën po e lejuam, duket se do na kushtojë gjithë shqiptarëve më shumë se sa legenosja e rradhës të kryeministrit tonë, është shprehur deputeti i PD-së Paloka.

Postimi i plotë:

“Mbrëmë në Parlament, në mbyllje të seancës, doli Balla i Ramës dhe shpalli se në atë moment Rama i Ballës sapo kishte marrë një çmim në SHBA. E mqs sipas Ballës së Ramës këtë çmim ja dhanë hebrenjtë, në Shtepinë e Bardhë e në prani të një pjestari të administratës Trump, ai perveçse një vlerësim i madh dhe i merituar për liderin global, ishte sidomos një shuplakë për opozitën për gjithë reagimet tona ndaj qëndrimeve antisemite dhe antiTrump të Ramës.

Balla i Ramës me finesën politike që e karakterizon , gjithmonë sipas orientimit direkt të liderit global, shpalli në Parlament se si lobi i hebrenjve në SHBA ashtu edhe Presidenti Trump ishin aq te lumturuar me qëndrimet e Ramës ndaj tyre, sa u bashkuan nën çatinë e Shtepisë së Bardhë, për ti dhënë çmim kryeministrit tonë.

Me pak fjalë , sipas Ramballës, hebrenjtë i dhanë çmim Ramës meqë i quajti “çifutë” në Parlamentin shqiptar. Trump e mbështeti meqë Rama e quajti “turpi i njerëzimit” dhe të dy palët u bashkuan të nderojnë Ramen të entuziazmuar nga vota e tij kundër SHBA për çështjen e Jeruzalemit...

Ne se nuk besoni që është kështu, shihni deklaratën e Ballës së Ramës mbrëmë në mbyllje të seancës.

Një tufë me legena sa qesharake dhe të neveritshëm.

E mbani mend samitin e parë ndërkombëtar ku Rama u gjend në prani të Presidentit Trump. Pasi e kishte sharë dhe “kercënuar” se do prishte marrëdhëniet me SHBA po te fitonte Trump, e mbani mend se si nxitonte hapin për të dalë në një vijë të drejtë me Trump dhe Merkel gjatë ecjes në grup...dhe qeshte si legen që ta kapte kamera e të dukej sikur ishte pjesë e bisedës .

Po me kryeministrin e Kosovës , Ramush Haradinajn tani vonë, e kujtoni se si pasi e sulmoi publikisht dhe me arrogancën e liderit global, i shkoi si legen në shtëpi per selfy.

Të njëjtën gjë bëri tani, pasi lëshoi fyerje ndaj tyre dhe votoi kundër në OKB, me metodat e tij të njohura tashmë, mori një biletë ( pasi aktiviteti është me bileta, mund ta gjej kushdo në internet) dhe shkoi po si legen të merrte një çmim që vetëm me atë nuk ka asnjë lidhje, sepse asnjë lidhje nuk ka ai me burrat që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë, përkundrazi.

Po ky eshte kryeministri ynë.

Tani i ka ardhur rradha të lepijë ato çfarë lëshoi ndaj Greqisë në katër vite. Po kjo lepirje e fundit , po e lejuam, duket se do na kushtojë gjithë shqiptarëve më shumë se sa legenosja e rradhës të kryeministrit tonë.”, shprehet Edi Paloka në postimin e tij në facebook.

ser5y_w45.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036628246307373