INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PD-së, Paloka sulmon Arta Markun: Ajo nuk e di se deputet dhe ministrat e PS-së janë në hetim

Deputeti i PD-së, Paloka sulmon Arta Markun: Ajo nuk e di se deputet dhe ministrat e PS-së janë në hetim

Publikuar më: 11:20 22-07-2018

Në një postim në rrjetin social Facebook deputeti i PD-së ka shpërthyer ndaj kryeprokurores Arta Marku.

Paloka e akuzon Markun se nuk po interesohet për deputetët socialistë që janë në hetim.

"Gjate raportimit te Markut ne komisionin e ligjeve , pyetja e pare qe unë i drejtova ishte : “A keni dijeni ju ne se prokuroria e krimeve te renda ka patur ne hetim dhe përgjim ministra, deputete dhe funksionare te PS? Çfarë është bere me ato dosje?”, shkruan deputeti i PD-së

STATUSI I PLOTË

A i ka zhdukur PPP-ja e Ramës ne Prokurori dosjet e ministrave dhe kryebashkiakeve socialiste ?

Gjate raportimit te Markut ne komisionin e ligjeve , pyetja e pare qe unë i drejtova ishte : “A keni dijeni ju ne se prokuroria e krimeve te renda ka patur ne hetim dhe përgjim ministra, deputete dhe funksionare te PS? Çfarë është bere me ato dosje?”

Përgjigja edhe për ketë pyetje si për gjithë të tjerat ishte “NUK E DI”

Pra ajo qe u vu prej Ramës , ne kundërshtim me Kushtetutën, ne krye te Prokurorisë se Përgjithshme e qe u akuzua qe ditën e parë nga opozita se po dërgohej aty pikërisht për te mbyllur dosjet e ministrave socialiste, “nuk e dinte” ne se kishte dosje te hapura për ministra socialiste...!!!

Po mbasi u pyet ne komisionin e ligjeve, a u interesua te dije ?

Dje është akuzuar direkt nga lideri i opozitës se bashke me te emëruarën e saj ne Prokurorinë e Krimeve te Renda i kane zhdukur këto dosje!

Do përgjigjet PPP-ja apo ajo vetëm firmën ve aty ku i tregojnë shenjen?

Article Logic
Execution time: 0.0037300586700439