INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PD-së sulmon Dvoranin: I duhesh qeverisë prandaj do ta kalosh Vettingun

Deputeti i PD-së sulmon Dvoranin: I duhesh qeverisë prandaj do ta kalosh Vettingun

Publikuar më: 13:58 23-07-2018

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka hedhur akuza të rënd ndaj qeverisë dhe gjyqtarit Ardian Dvorani.

Sipas tij qeveria do bëjë që gjyqtari të kalojë Vettingun, pasi ai iu duhet.

Në deklaratën për mediat ndër të tjera Strazimiri deklaroi se, Ardian Dvorani, gjykatësi i lartë që njihet publikisht si çanta e shpinës së Fatmir Xhafajt është simboli i shërbëtorit të dyfishtë të Edi Ramës në sistemin e drejtësisë.

“Ai u mor sot në mbrojtje nga KPK-ja pavarësisht se anëtari i Gjykatës së Lartë sipas ILDKP-së nuk justifikonte 99 milionë lekë! Në një rast të paprecedentë, KPK përmbysi rezultatin e ILDKPI me justifikimin se ka harruar të dorëzojë një fletë në deklarimin e pasurisë.

KPK nuk ka gjetur tek Dvorani asnjë problem me integritetin e tj profesional, por ai duhej jusfitikuar se është i vetmi që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila para 4 vjetësh ka urdhëruar mbrarimin e mandatit të tij. Por Edi Rama po përgatitet ta emërojë anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Ardian Dvorani është prokuror i partisë së diktaturës, sot partia Rilindja. Dvorani ka qënë prokuror në Shkodër në periudhën më gjakatare të vrasjeve në kufi.

Ardian Dvorani është komisari politik i partisë në Gjykatën e Lartë. Ai e konsideroi si shpifje që Tahiri të kishte lidhje me Habilajt dhe goditi opozitën. Dvorani do ta kalojë "Edvingun", megjithëse është autori i vendimeve më skandaloze të viteve të fundit." u shpreh deputeti demokrat.

Article Logic
Execution time: 0.0030968189239502