Vazhdon situata e përkeqësuar e përmbytjeve në Shkodër si pasojë e motit të keq.
Në zonën e Ana Malit, uji ka përmbytur qindra hektarë tokë e ka prishur të mbjellat. Sakaq, për të parë nga afër situatën, ka shkuar vetë deputeti i PD-së në Shkodër, Bardh Spahia i cili akuzon njëherazi qeverinë se i ka lënë në harresë këta banorë.
“Njësia administrative Ana e Malit, fshati Muriqan lagjia Gorice.
Takim me banoret e prekur rëndë nga përmbytjet dhe të harruar nga qeveria”, shkruan deputeti ndërsa ndan në facebook edhe fotot gjatë takimit me banorët e zonës.