Një aksident i rëndë ku është përfshirë deputeti i PDIU Aqif Rakipi ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Tiranë-Durrës. Teksa po udhëtonte me makinë e tij në autostradën Tiranë-Durrës ka përplasur për vdekje një 53-vjeçar.Pas aksidentit, Aqif Rakipi është paraqitur vetë në polici. Ndërkohë, policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.