INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti

Deputeti "i privilegjuar", bën tokën publike pjesë të oborrit të tij [VIDEO]

Publikuar më: 20:32 21-09-2016

Jo në të gjithë rastet ligji vlen njëlloj për të gjithë, pasi ka edhe persona imunitarë. Mjafton të kesh një post drejtues në institucionet shtetërore dhe do jesh i privilegjuar. Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka kryer punime në shtëpinë e tij pa marrë leje pranë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Deputeti i Qarku Lushnjë ka zgjeruar oborrin duke marrë hapësirë nga rruga.

Një fakt i tillë është denoncuar nga emisioni “Stop”, që është interesuar për këtë çështje pranë IKMT-së si dhe ka pyetur dhe vetë deputetin e PS-së.

Pranë IKMT-së justifikohen me faktin se “lejen mund ta marri dhe më vonë”, madje theksohet se ndërhyrja e tij është bërë për të zbukuruar rrugën.

Kurse, Çela thotë se hapësira që ka futur brenda oborrit ishte kthyer në vend të grumbullimit të plehrave.

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395