INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PS-së i nxjerr bojën ish-zëvendësministrit: Nuk donte të paguante faturën

Deputeti i PS-së i nxjerr bojën ish-zëvendësministrit: Nuk donte të paguante faturën

Publikuar më: 13:33 24-07-2018

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu, ka ndarë me miqtë e tij të facebook-ut historinë e një ish-zv ministri, që përfaqësonte një forcë aleate në qeveri. Ndreu rrëfen se ky zyrtar i qeverisë Rama i cili kishte shkuar në një restorant te “Rana e Hedhun” është befasuar kur kamarieri i ka kërkuar të bënte pagesën e faturës.

Statusi i Pjerin Ndreut
“Historia Nr 1;
.....në Lezhe, tek nje restorant te "Rana e Hedhun" tregojnë...
Na ishte njëherë një Zv Ministër i qeverisë Rama, por i një force partnere tashmë opozitare e paparë! Ishte ulë në një restorant për të dreku me familjen dhe i vjen kamarieri me marrë pagesën. Këtij...ju duk habi e madhe !
Kërkoi pronarin e lokalit! Pronari nuk vajti! Ky ngulte këmbë që të vinte. Kamarieri kërkonte pagesën, ndersa ky Zv-ja vazhdonte të kërkonte pronarin. Pas një sërë sorollatjesh të kamarierit nga klienti Zv Minisitër te pronari i lokalit, ky i fundit i thotë kamarierit që i thuaj se i ke të paguara nga lokali. Pas kësaj Zv-ja u qetësua dhe iku i relaksuar me drekën e paguar "forcërisht"! Ky tani ka kap penen e jep mend poshtë e përpjetë, për politikë e për ca ti vijë në mendje ! Më vonë vijojmë me të tjera me skandaloze se kaq !”, shkruan deputeti i PS, Ndreu.
Deputeti nuk zbulon emrin por janë pikërisht komentuesit ata të cilët, kanë shkruar emrin e Ylli Manjanit, i cili ka mbajtur postin e zv.ministrit të Transporteve e më pas në koalicion me PS mori postin e ministrit të Drejtësisë.

Marrë nga: Newsbomb.al

http://www.newsbomb.al/deputeti-i-ps-rrefen-historine-e-sikletshme-te-zv-ministrit-te-rames-ja-cfare-beri-ne-nje-restorant-te-rana-e-hedhun-128929

 

Article Logic
Execution time: 0.0039398670196533