INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PS-së me një pasuri marramendëse, disa llogari bankare dhe shtëpi banimi [FOTO]

Publikuar më: 16:50 02-08-2018

Kjo është pasuria e deklaruar e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, futur jo në "sitën" e vettingut por në lupën e pagabueshme të Institutit të Studimeve Politike (ISP).

Deklarata ka disa gabime gramatikore në gjuhën shqipe por nuk është ky problemi esencial. Në përkthimin e shifrave në fjalë ka lexim ekstremisht të ndryshëm të pasurisë së tij. Dhe sikur mos mjaftonte kjo, të njëjtat të dhëna i ka deklaruar edhe 1-2 vjet më parë, raporton newsbomb.al.

ISP nuk zbulon emrin por sipas një kërkimi të newsbomb.al , bëhet fjalë për DEPUTETIN E PS,  një emër i lakuar jo pak edhe për faktin që ka deklaruar një pasuri prej 1.2 milion eurosh me libra.

FATE-VELAJ-1024x611.jpg38179645_1855185341191143_855558980011819008_n_1.png

Shënimi i ISP:

Vetting në drejtësi? Ok, të gjithë jemi dakord dhe po shohim rezultatet e para. Rreth 50 e të testuarve në tre komponentë janë shkarkuar. Nga ana tjetër, politika po e trajton vetingun si kamxhik paralajmërues mbi rivalët politikë (mazhoranca) ose si viktimizim (opozita). Dy palët harrojnë se pritshmëritë publike janë të tjera: qytetarët duan që të ketë vetting edhe në politikë. Me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mënyrë dhe me çdo instrument! Dita kur politika e politikanët do të japë llogari për pasuritë (komponenti 1), aftësinë (komponenti 2) dhe integritetin (komponenti 3) do të mund të jetë dita e parë e demokracisë funksionale në Shqipëri. Është larg, por është zgjidhja e vetme. Në këtë pikë nuk ka e nuk mund të ketë Plan B.

Instituti i Studimeve Politike (ISP) bën monitorimin e politikës (parlament www.deputetim.al dhe zhvillimeve politike www.isp.com.al ) dhe midis gjetjeve të shumta, ju ofron sot një tabelë deklarimi pasurie nga një deputet.

Nuk është deklaratë sekret, është publike. Nuk duam të merremi me emrin, por me fenomenin: sepse në Shqipërinë tonë rurale rendja pas emrave është alibi për të harruar problemet.

Për korrektesë, poseduesi i kësaj deklarate është një deputet i ardhur në politikë më 2017, nga ato prurjet “reformatore”, por është një nga politikanët që ka një CV profesioniste e të çmuar në punën që ka bërë përpara se të hyjë në politikë dhe në punët që bën jashtë politikës. Kjo është njëra anë, ana tjetër është deklarimi zyrtar i pasurisë.

Është detyrim ligjor çdo detaj i deklaratës dhe devijimi përbën shkelje ligjore. Shikoni deklaratën, të cilën e kemi përzgjedhur si simbol i distancës së thellë midis asaj që politika bën dhe asaj që kërkon nga të tjerët. Deklarata ka disa gabime gramatikore në gjuhën shqipe (ia falim edhe sepse ka kolegë të tij në parlament që janë shumë më keq në këtë pikë), por në përkthimin e shifrave në fjalë ka lexim ekstremisht të ndryshëm të pasurisë së tij.

Fillimisht menduam se është gabim shkrimi ose shaka, por jo, është deklarim po sa serioz sa është serioze vetë politika; - të njëjtat të dhëna i ka deklaruar edhe 1-2 vjet më parë. As atëherë dhe as tani nuk kemi dëgjuar ndonjë reagim nga ata që paguhen me taksat tona për të kontrolluar deklaratat e pasurisë. Mund të jenë duke e bërë, ndaj pa paragjykim po shkojmë më tej sesa inspektorati.

Interesant është fakti se deklarime të tilla janë publike, i njeh qeveria e parlamenti, partitë e media, por asnjë nuk merret me to. Ata që flasin për suksesin e vetingut e kanë në krah dhe votë 100% pro në çdo rast.

Ata që janë kritikë politikë ka kohë që nuk lexojnë kur / si duhet.

Vetë Kuvendi ka Kod Sjelljeje, ka struktura monitorimi; vetë partia e tij ka Kod Sjellje e struktura monitorimi, por as njëri, as tjetra, nuk kanë bërë asgjë, as detyrimet formale që rrjedhin nga këto akte ligjore/statutore. Imagjino të ishte gjyqtar apo prokuror: deklarata e pasurisë së tij do të ishte headline në media! Ai është politikan dhe për politikanët ka standarde të tjera, - politikanët kanë një kod heshtjeje midis tyre majtas e djathtas, dhe së bashku, kanë kod heshtjeje edhe me median: një tipar i ngjashëm me historitë mafioze.

Marr nga Newsbomb.al

Kjo është pasuria e deklaruar e një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, futur jo në "sitën" e vettingut por në lupën e pagabueshme të Institutit të Studimeve Politike (ISP).
 
Deklarata ka disa gabime gramatikore në gjuhën shqipe por nuk është ky problemi esencial. Në përkthimin e shifrave në fjalë ka lexim ekstremisht të ndryshëm të pasurisë së tij. Dhe sikur mos mjaftonte kjo, të njëjtat të dhëna i ka deklaruar edhe 1-2 vjet më parë, raporton newsbomb.al.
 
ISP nuk zbulon emrin por sipas një kërkimi të newsbomb.al , bëhet fjalë për DEPUTETIN E PS, FATE VELAJ, një emër i lakuar jo pak edhe për faktin që ka deklaruar një pasuri prej 1.2 milion eurosh me libra.
Shënimi i ISP:
 
Vetting në drejtësi? Ok, të gjithë jemi dakord dhe po shohim rezultatet e para. Rreth 50 e të testuarve në tre komponentë janë shkarkuar. Nga ana tjetër, politika po e trajton vetingun si kamxhik paralajmërues mbi rivalët politikë (mazhoranca) ose si viktimizim (opozita). Dy palët harrojnë se pritshmëritë publike janë të tjera: qytetarët duan që të ketë vetting edhe në politikë. Me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo mënyrë dhe me çdo instrument! Dita kur politika e politikanët do të japë llogari për pasuritë (komponenti 1), aftësinë (komponenti 2) dhe integritetin (komponenti 3) do të mund të jetë dita e parë e demokracisë funksionale në Shqipëri. Është larg, por është zgjidhja e vetme. Në këtë pikë nuk ka e nuk mund të ketë Plan B.
 
Instituti i Studimeve Politike (ISP) bën monitorimin e politikës (parlament www.deputetim.al dhe zhvillimeve politike www.isp.com.al ) dhe midis gjetjeve të shumta, ju ofron sot një tabelë deklarimi pasurie nga një deputet.
 
Nuk është deklaratë sekret, është publike. Nuk duam të merremi me emrin, por me fenomenin: sepse në Shqipërinë tonë rurale rendja pas emrave është alibi për të harruar problemet.
 
Për korrektesë, poseduesi i kësaj deklarate është një deputet i ardhur në politikë më 2017, nga ato prurjet “reformatore”, por është një nga politikanët që ka një CV profesioniste e të çmuar në punën që ka bërë përpara se të hyjë në politikë dhe në punët që bën jashtë politikës. Kjo është njëra anë, ana tjetër është deklarimi zyrtar i pasurisë.
 
 Është detyrim ligjor çdo detaj i deklaratës dhe devijimi përbën shkelje ligjore. Shikoni deklaratën, të cilën e kemi përzgjedhur si simbol i distancës së thellë midis asaj që politika bën dhe asaj që kërkon nga të tjerët. Deklarata ka disa gabime gramatikore në gjuhën shqipe (ia falim edhe sepse ka kolegë të tij në parlament që janë shumë më keq në këtë pikë), por në përkthimin e shifrave në fjalë ka lexim ekstremisht të ndryshëm të pasurisë së tij.
 
Fillimisht menduam se është gabim shkrimi ose shaka, por jo, është deklarim po sa serioz sa është serioze vetë politika; - të njëjtat të dhëna i ka deklaruar edhe 1-2 vjet më parë. As atëherë dhe as tani nuk kemi dëgjuar ndonjë reagim nga ata që paguhen me taksat tona për të kontrolluar deklaratat e pasurisë. Mund të jenë duke e bërë, ndaj pa paragjykim po shkojmë më tej sesa inspektorati.
 
Interesant është fakti se deklarime të tilla janë publike, i njeh qeveria e parlamenti, partitë e media, por asnjë nuk merret me to. Ata që flasin për suksesin e vetingut e kanë në krah dhe votë 100% pro në çdo rast.
 
Ata që janë kritikë politikë ka kohë që nuk lexojnë kur / si duhet.
 
 Vetë Kuvendi ka Kod Sjelljeje, ka struktura monitorimi; vetë partia e tij ka Kod Sjellje e struktura monitorimi, por as njëri, as tjetra, nuk kanë bërë asgjë, as detyrimet formale që rrjedhin nga këto akte ligjore/statutore. Imagjino të ishte gjyqtar apo prokuror: deklarata e pasurisë së tij do të ishte headline në media! Ai është politikan dhe për politikanët ka standarde të tjera, - politikanët kanë një kod heshtjeje midis tyre majtas e djathtas, dhe së bashku, kanë kod heshtjeje edhe me median: një tipar i ngjashëm me historitë mafioze.
 
Marr nga Newsbomb.al
Article Logic
Execution time: 0.0039248466491699