INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PS-së sulmon ministrin e Bujqësisë: Ky është superkrim [FOTO]

Deputeti i PS-së sulmon ministrin e Bujqësisë: Ky është superkrim [FOTO]

Publikuar më: 11:25 14-07-2018

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe,  i njohur për deklaratat e tij të drejtpërdrejta, ka sulmuar hapur ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi. Shkak për këtë është bërë situata në të cilat ndodhen tokat bujqësore, në Divjakë, të cilat janë dhënë me kontratë por në to nuk është kultivuar asgjë. Braçe thotë se i ka kërkuar ministrit që të verifikojë kontratat 10 muaj më parë, por mosreagimi i këtij institucioni ka sjellë edhe reagimin e ashpër të deputetit.
Postimi i Erion Braçes
KRIMI ME SUPER TOKEN BUJQESORE!
10 MUAJ PASI I KERKOVA MINISTRIT TE NDERHYNTE!
10 muaj me pare, i kerkova ministrit te Bujqesise, te verifikonte zbatimin e kontratave te dhenies se tokes bujqesore me qira, tek biznesmene te ndryshem pa lidhje me bujqesine. I solla te qarte rastin e nje siperfaqe mbi 100 hektare ne Sektor Ferras-njesia Grabian, bashkia Divjake! Nje kontrate e dites se fundit e qeverise Berisha per Luleshtrydhe, Rukola e Fasule, ishte nenkontraktuar per te kultivuar oriz mu aty!!!! 10 muaj me pas, gjendja eshte kjo ne kater fotot e para; Sic duket, ne toke nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule, madje nuk ka as oriz! Ka vec ferra! Toka pas “kultivimit” te orizit u shkatërrua deri ne kete gjendje! Ka marre fund-me thane bujqit ne Ferras!

brace-postim-2.jpgKy eshte krim me super token bujqesore, minister!
Troc e qarte, krim! Shihe! Eshte toka me pjellore ne vend!
Nderkohe,pikerisht ne, kemi ndertuar te gjithe infrastrukturen aty; Vaditje, kullim dhe rruge. Nderkohe, bujqit siper ne koder-Spolata eshte aty, nuk gjejne me asnje centimeter toke per serat e tyre; bujqit ne parcelat ngjitur, mirembajne token me punen e shpenzimet e tyre,madje deri ne bukuri. Shihini pamjet!

brace-postim-3.jpgNdekohe akoma, ne te Divjakes, vijojme te sherbejme fort per kominitetin, me sa fuqi mundemi- vaditje e kullim, sic ne keto foto ne Cerme Sektor, madje duke shpetuar edhe banesat e fundit, lene nen meshiren e ujrave! Diferenca eshte e thelle! E dini pse? Sepse prona publike nuk mbrohet si “e jona”, madje nga “e jona” e dorovisim si “e tyre” dhe, ata e shkaterrojne si “e jona”!

brace-postim-4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037448406219482