INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i PS sulme të ashpra ndaj LSI, ja përse…[FOTO]

Deputeti i PS sulme të ashpra ndaj LSI, ja përse…[FOTO]

Publikuar më: 16:01 17-06-2016

Deputeti i Përmetit Vladimir Kosta shigjeton ashpër aleatin kryesor në qeveri, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Shkak për këto akuza është bërë mbikalimi në Unazën e Re, pranë Teknologjikes. Deputeti Valdimir Kosta sjell një galeri me fotografi të kësaj zone, ndërsa thotë se arësyeja e mbajtjes peng për mospërfundimin e këtij projekti është LSI.
Vladimir Kosta:
“Këto janë foto të mbikalimit në unazën e re, pranë teknologjikes. Në arterien më kryesore të Tiranës dhe Shqipërisë, që duhet të mbaronte para çdo lloj investimi tjetër në Shqipëri...., ka ditë dhe muaj që nuk punohet,dhe pse !!? Sepse qeveria e LSI-së paratë për rrugët po i investon për ujësjellësat e fshatrave apo qytezave të vogla.....
E degjeneruan Tiranën !
Bravo, atyre që mendojnë për të ardhmen e Shqipërisë!!!!
Ende nuk kemi patur një reagim nga ana e LSI-së, e po ashtu as nga Kryeministri Edi Rama, për këtë deklaratë publike të deputetit socialist.

Ja fotografitë:

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441