INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti i ri opozitar, ‘do votoj çdo ligj’

Deputeti i ri opozitar, ‘do votoj çdo ligj’

Publikuar më: 10:51 28-03-2019

Arben Elezi, ish-kryetari i PD-së së Peqinit, i cili u betua sot si deputet në radhët e opozitës, ka marrë dhe fjalën në foltoren e Parlamentit. Ai i është përgjigjur pozitivisht ftestës së maxhorancës për të votuar reformën zgjedhore. Madje, ai bëri dhe një propozim dhe u shpreh se do të votojë çdo ligj që do jetë në interes të qytetarëve.

"Pranimi i mandatit është vendimi më i drejtë, pasi jam kandidati që në zonën më problematike, Peqini mora më shumë vota krahasuar me kandidatët e tjerë dhe askush më shumë se unë nuk kishte të drejtë që të përfaqësonte atë zonë. Listat e mbyllura nuk shprehin vullnetin e votuesve shqiptarë. Unë jam për sistem mazhoritar dhe lista të hapura. Do të votoja me shumë dëshirë ndryshimin e sistemit zgjedhor. Do të votoj çdo ligj në interesin e shqiptarëve", deklaroi ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0017471313476562