INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti jep alarmin për Shkodrën: 'Urgjent shpallni gjendjen e jashtëzakonshme!' [FOTO]

Deputeti jep alarmin për Shkodrën: 'Urgjent shpallni gjendjen e jashtëzakonshme!' [FOTO]

Publikuar më: 13:19 19-03-2018

Deputeti demokrat i Shkodrës Bardh Spahia nëpërmjet një statusi në profilin e tij facebook ka dhënë alarmin për situatën e përmbytjeve në Shkodër.

Nëpërmjet disa fotove të shpërndara Spahia shpreh keqardhjen për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati dhe Zv. Kryeministrja Senida Mesi

dy shkodranë që mesa duket nuk e kanë vënë “ujin në zjarr” për qytetarët e tyre.

Statusi i plotë

Te nderuar miq!

Situata ne zonat e permbytura te Bashkise Shkoder po rendohet me shpejtesi ne oret e fundit. I bej thirrje qeverise te shpalle urgjentisht gjendjen e jashtezakonshme sepse vonesat mund te rezultojne fatale. Per te ardhur keq reagimi i ministrit Bushati dhe zv. Kryeministres Senida Mesi te cilet jo vetem nuk jane dukur nje here ne zonat e permbytyra por kane mbyllur gojen ne menyren me servile karshi indiferences se kryeministrit per Shkodren. Ju kujtoj zoterinjve te siperpermendur dhe deputeteve te tjere socialiste te Shkodres se ne ate komunitet ka jo vetem votues te PD dhe ata perpara se te jene socialiste duhet te jene qytetare shkodrane.

reagim_3.jpgreagim_2.jpgreagim_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391