INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti kaubojs “formon” Shqipërinë e Madhe [FOTO]

Deputeti kaubojs “formon” Shqipërinë e Madhe [FOTO]

Publikuar më: 15:21 04-12-2016

Biznesmeni Eduart Ndocaj, i cili u fut në politikë si deputet i Partisë Socialiste, tashmë themelues i partisë së emigrantëve, “Emigracioni Shqiptar”, çdo ditë e më shumë shpreh talentin në pikturë.

Së fundmi ai ka realizuar edhe një pikturë ku dallohen trojet e Shqipërisë të cilat i ka “qëndisur” së bashku. Ndocaj ka pikturuar edhe disa iniciale misterioze në territoret përreth që përkojnë me Serbinë e Greqinë, si dhe një kafkë, simbol i “rrezik vdekjes”.

Deputeti kaubojs e ka vulosur pikturën e tij me vitin 2020, që mesa duket mendon se do të jetë data e realizimit të bashkimit.

Article Logic
Execution time: 0.0033769607543945