INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti kaubojs Ndocaj i “dëshpëruar” që s’mbajti dot fjalim në kuvend…

Deputeti kaubojs Ndocaj i “dëshpëruar” që s’mbajti dot fjalim në kuvend…

Publikuar më: 15:01 21-07-2016

Ndërprerja e seancë parlamentare ka lënë pa lexuar fjalimin deputetin Eduard Ndocaj. Kaubojsi e thotë në mënyrën e vetë se e kishte “prenotuar” një fjalim, por s’mundi dot ta mbante e në këto kushte ka zgjedhur ta lexojnë të gjithë duke e publikuar në Facebook.

Ja statusi i plotë i deputetit:
Ky është fjalimi që kisha prenotuar për të mbajtur sot, por është vendosur te fjala vetem e kryetarëve të grupeve. Prandaj, po e publikoj të plotë!
Të nderuar kolegë,
Të pranishëm,
Dhe qytetarë që po na ndiqni përmes ekranit!
Sot, është një ditë shumë e shënuar për të gjithë shqiptarët!
Kjo është dita që vendosen themelet e drejtësisë dhe ku e keqja ndahet nga e mira!
E para pritet të ndëshkohet me ligje të shëndosha dhe e dyta pritet të mbrohet po me ligje të shëndosha!
Dua të falënderoj SHBA që vazhdojnë të jenë miku më i rëndësishëm i popullit tonë dhe të na gjenden pranë në momentet më të rëndësishme të historisë!
Dua të falënderoj posaçërisht ambasadorin Lu, për kurajën, durimin dhe për interesin e jashtëzakonshëm që ka dëshmuar për drejtësinë e shqiptarëve!
Dua të falënderoj institucionet e BE që vazhdojnë të jenë suporti më i mirë për të ndërtuar Shtetin e së Drejtës!
Po ashtu dua të falënderoj çdo ekspertë që ka kontribuar në hartimin e reformës në drejtësi.
Kjo ditë duhet të ishte dita me e lumtur e çdo shqiptari, sepse më në fund kemi një reformë që garanton pavarësinë e institucioneve dhe funksionimin e Shtetit të së Drejtës!
Por, kjo ditë nuk mund të jetë më e lumtura, sepse kjo sallë është e mbushur me të “keqen”!
E keqja e këtij vendi, të dashur qytetarë është kjo politikë e mbrapshtë që vazhdon ta mbaj peng të ardhmen tonë!
Është e turpshme dhe e papranueshme që në këtë sallë ka njerëz që nuk e duan reformën dhe e luftojnë me çdo kusht!
E kam thënë edhe radhës tjetër nga kjo foltore, se reforma e drejtësisë nuk është pronësi e politikës, por është gjithëpërfshirëse, sepse prek çdo shqiptarë!
Është e turpshme dhe e papranueshme që reforma po përdoret për lojë pushteti!
Pra, në këtë sallë kemi persona që për shkak të pushtetit personal ose egos për pushtet, janë të gatshëm të shembin themelet e drejtësisë e për rrjedhojë edhe të demokracisë e shtetit të se drejtës!
E kam thënë dhe e përsëris që nëse ky parlament nuk aprovon reformën, atëherë ai e ka përfunduar misionin e tij!
Megjithatë, këtë herë them, se nëse nuk aprovojmë sot reformën siç e kanë kërkuar SHBA, BE dhe ekspertët, atëherë them se, ka mbaruar mision i kësaj klase politike!
Po! Po! Kjo klasë politike e ka mbaruar misionin e saj, sepse ata nuk janë më as shpresë e as garanci për shqiptarët!
Në të vërtetë, politika shqiptare e ka mbaruar misionin e saj, sepse nuk është në gjendje të bëj asnjë reformë serioze pa monitorimin dhe konsulencën e ndërkombëtarëve!
Këtu flitet për cenim të sovranitetit! Ndërsa unë them, se ne, kjo klasë politike ka krijuar gjithmonë një sovranitet të dobët!
Pra, ne, nuk po na cenohet sovraniteti nga ndërkombëtarët, por ne nuk e kemi formuar e plotësuar asnjëherë atë!
Kjo ka ndodhur, sepse egoizmat e politikës për pushtet kanë kaluar çdo lloj koncepti shtetërore duke përfshirë edhe konceptin e sovranitetit!
Unë, jam plotësisht dakord që roli i ndërkombëtarëve për Këshillin Gjyqësor dhe për Këshillin e Prokurorisë të jetë vendimmarrës!
Nga vizita ime në SHBA, jam në kontakte të vazhdueshme me personalitet atje, duke përfshirë edhe përfaqësues të FBI që më kanë thënë, se Shqipëria nuk mund të dal e vetme nga ky proces!
Këtu, në këtë sallë, kemi politikanë që janë të akuzuar për vepra të rënda edhe penale dhe për të mbrojtur vetën duan të emërojnë në sistemin e drejtësisë njerëzit e tyre e kështu mbeten të paprekshëm!
E thonë troç! Këtu në këtë sallë kemi politikanë që duan ta mbajnë peng drejtësinë, sepse i pret burgu!
Shqiptarët duhet të zgjedhin mes drejtësisë së tyre apo privilegjeve të disa pelikanëve që meritojnë burgun!
Rolin i Ndërkombëtarëve duhet të jetë vendimmarrës, sepse vetëm kështu do të kemi mundësi të krijojmë një sistem të pavarur të drejtësisë, që nuk njeh privilegje, por vetëm zbatimin e ligjit dhe të së drejtës!
Po ashtu, në këtë sallë ka politikanë që reformën duan ta përdorimin për rrëzimin e qeverisë dhe për marrjen e pushtetit!
Reforma në drejtësi duhet të ndahet njëherë e mira nga loja për pushtet!
Loja për pushtet vendoset vetëm nga fati i zgjedhjeve të lira e demokratike që do të bëhen në 2017!
Kërkesa për qeveri teknike e bërë nga Meta është një tentative e hapur për të marr pushtetin e pastaj me mekanizmat e pushtetit me mbajtur peng e manipuluar drejtësinë!
Është e turpshme dhe e papranueshme që politika shqiptare edhe pas 100 vjet shtet nuk arrin të bëj progres dhe të ec përpara pa asistencën e ndërkombëtare!
Mua, si deputeti më i ri, kjo gjë ma neverit dhe më bën të bëhem edhe unë pjesë e këtij skenari të turpshëm!
I falënderoj ndërkombëtarët për praninë e tyre, por mund të themi se jemi i vetmi vend në Europë që vazhdojnë të asistohemi nga të huajt për të ndërtuar shtetin tonë!
Ftoj ndërkombëtar që të merren seriozisht me klasën politike shqiptar edhe për të drejtën e votës të shqiptarëve që jetojnë jashtë!
Kjo e drejtë është po aq e rëndësishme sa reforma në drejtësi, sepse plotëson kornizën e Shtetit të së Drejtës!

Article Logic
Execution time: 0.0041050910949707