INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti “kaubojs”, Ndocaj tregon votën e tij për reformën në drejtësi

Deputeti “kaubojs”, Ndocaj tregon votën e tij për reformën në drejtësi

Publikuar më: 09:36 23-06-2016

Deputeti, Eduart Ndocaj ka vendosur të bëjë publike votën e tij për reformën në drejtësi. Ai ka vendosur që të mos e votojë dhe e sqaron përse. Sipas tij nuk voton nëse ajo nuk është gjithpërfshirëse dhe konsensuale.


Argumenti i tij:


"Reforma në Drejtësi është një proçes dhe një vendim që do të prek çdo shqiptar, të majtë, të djathtë apo edhe apolitik.
Pasojat e kësaj reforme si në efektet pozitive apo edhe në ndonjën efekt anësor do të jenë të paktën edhe për 50 vitet e ardhshme pas aprovimit. Kjo reformë do të shoqërohet me ndryshimet Kushtetuese. Unë, nuk votoj asnjë reformë që nuk është gjithëpërfshirëse dhe konsensuale nga të gjithë!
Këtë sqarim e pashë të arsyeshme ta bëj për qytetarët!”

Article Logic
Execution time: 0.0032098293304443