INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti Peza thirret në Prokurori, flet për mediat...

Deputeti Peza thirret në Prokurori, flet për mediat...

Publikuar më: 12:53 10-02-2017

Deputeti socialsit, Alfred Peza, është thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar për pasurinë e tij. 

Pas daljes nga organi i akuzës, Peza u shpreh për mediat se pasuria e tij nuk ka asgjë të paligjshme dhe se është i hapur për hetime.
"Është një procedurë normale që zbatohet në të gjitha çështjet e tilla. Përsa i përket hetimit, s'dua të bëj asnjë koment, t'i lemë të bëjnë detyrën. Sa më takon personallisht, rikonfirmoj se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në pasurinë time dhe të familjarëve të mi", u shpreh Peza.
Vetë Prokuroria e Përgjithshme njofoi se ka nisur hetimet për tre akuza ndaj deputetit socialist, si falsifikimi, deklarimi i rremë i pasurisë dhe evazioni fiskal.
Ndaj Alfred Pezës po zhvillohen dy hetime paralelisht, nga ILDKPI dhe hetimi penal që po kryehet nga Prokuroria e Përgjithshme. Hetimet ndaj Pezës nisën pasi rezulton aksioner me 1.13 miliardë lekë në një bankë private, ndërsa rroga të paktën e deklaruar si drejtues në media deri në vitin 2013-ë ka qenë 80 mijë lekë të reja, ndryshe nga sa është shprehur në media deputeti socialist se është paguar deri në 10 mijë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436