INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti Rakipi flet pas aksidentit: E vetmja keqardhje, për jetën e humbur. U përpoqa të manovroj por

Deputeti Rakipi flet pas aksidentit: E vetmja keqardhje, për jetën e humbur. U përpoqa të manovroj por

Publikuar më: 12:20 13-08-2017

Deputeti Aqif Rakipi, i cili mëngjesin e djeshëm aksidentoi për vdekje një 54-vjeçar ka folur për herë të parë pas ngjarjes.

Në një prononcimRakipi thotë se e vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur, ndërsa nuk shqetësohet për akuzat politike që i bëjnë.

“E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet. Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja. As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre. E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë”, ka thënë deputeti i PDIU Aqif Rakipi.

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111