INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti Sadri Abazi ndërtoi një kat pallati pa leje?!

Deputeti Sadri Abazi ndërtoi një kat pallati pa leje?!

Publikuar më: 11:01 25-08-2016

Partia Demokratike ka vënë në shënjestër deputetin socialits Sadri Abazi, i cili sipas opozitës ka ndërtuar pa leje një kat të plotë në një pallat në kryeqytet. Por kjo akuzë është hedhur poshtë nga Drejtoresha e Inspektorit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici. Në një prononcim për mediat Dallëndyshe Bici deklaroi se shtimi i katit të një pallati në pronësi të deputetit socialist në zonën e ish-stacionit të Trenit është bazuar në ligj dhe është legalizuar në bazë të të gjitha rregullave.
Dallëndyshe Bici:
“Ai është një objekt i legalizuar dhe i hipotekuar në zyrat e Pasurive të Paluajtshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939