Deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami ka dhënë në një prononcim për median nga Kryesia e Kuvendit duke u shprehur se askush nuk mund tia heq mandatin që ja kanë dhënë zgjedhësit. Reagimi i Selamit vjen një ditë pasi prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për fshehje të deklarimeve në kuadër të procesit të dekriminalizimit. “Mandatin ma ka dhënë Vlora dhe vetëm Vlora ma heq. S’ma heq dot njeri. Dje, pa vajtur në Durrës vajti në KQZ kërkesa për të më hequr mandatin. Për çfarë ju zë korrenti mor vlla merre me qetësi!”- u shpreh Selami.