INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti Shehaj në Vlorë: Situata në prag katastrofe, qeveria të mos bëj shfaqje

Deputeti Shehaj në Vlorë: Situata në prag katastrofe, qeveria të mos bëj shfaqje

Publikuar më: 18:04 02-12-2017

‘Në fshatin Fitore, situata është në prag katastrofe dhe e vetmja zgjidhje që jep qeveria është braktisja e shtëpive” kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj i cili ka ndjekur nga afër situatën në disa prej fshatrave të përmbytura në Vlorë.

Gjatë takimit me banorët deputeti kërkoi ndërhyrje emergjente për sigurinë e jetës së banorëve të izoluar nga uji.

Shehaj kërkoi që emergjencat të zbresin edhe në zonat që mbetën të paprekura pasi banorët nuk kanë mjetet për të lëvizur nga shtëpitë.

Gjatë bisedës me banorët këta të fundit rrëfyen se përmbytjet erdhën edhe si pasojë e mospastrimit prej kohësh të kanalizimeve dhe dëmtimit të territorit për shkak të interesave private.

Ai kërkoi që qeveria dhe ministrat të lënë shfaqjet para kamerave pasi qytetarët në këto orë po përballen me një katastrofë të vërtetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164