INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputeti zbulon emrat, ja kush i bleu zgjedhjet e 25 qershorit

Deputeti zbulon emrat, ja kush i bleu zgjedhjet e 25 qershorit

Publikuar më: 18:21 13-10-2017

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare, ka vijuar me akuzat nga qeverisë për blerje votash në zgjedhjet e 25 qershorit.

Nga foltorja e Kuvendit, Salianji ka folur me emra dhe me imazhe, se si janë blerë në Qarkun e Korçës votat e qytgetarëve.

Ai hodhi akuza në drejtim të qeverisë, se u ka bërë presion qytetarëve me anë të përkrahjes ekonomike që marrin, nëse ata nuk do të votonin për Partinë Socialiste në zgjedhje.

“Në më shumë se 20 qendra vonimi në Korçë nuk u zhvillua procesi normal. Në disa prej tyre votimi nisi shumë me vonesë. Qytetarët e kërcënuar nuk dilnin në votime.

Në Sheqeras kryetari i PS-Së person me precedent penal kërcënonte votuesit, Shkëlqim Nakroleci e ka emrin zotëria.

Në Norman, kryetari i komisionit të PS-së Bashkim Kreka kërcënonte votuesit nëse nuk votonin hapur.

Në Maliq Branvera Bekolli, fuste duar në kuti. Ajo kërkonte që të shikonte nëse është votuar për PS-në apo jo.

Sot është drejtoreshë kjo.

Në lagjet e Korçë dëshmuam se si shpërndanin para nëpër banesa:

Kliton Kita drejtor i taksave në Bashkinë e Korçës.

Në lagjen 5 Enver Shahinasi drejtor i INUK.

Në lagjen 15, Andi Sula, nga zyra vendore e regjistrimit të “Pasurive të Paluajtshme”.

Në lagjen 6 Solien Prifti drejtor në Bashki.

Në lagjen 6 dhe 7 Etrika Tollkucci drejtor i ISKSH.

Në lagjen 10, Fjoralba Vukatana, drejtore e Arkivës.

Po në lagjen 10, Erjon Qylemeni, drejtor i Shërbimit Pyjor”, – denoncoi Salianji i cili shtoi se të gjithë emrat e përmendur më sipër janë denoncuar në polici, dhe ka patur 4 arrestime.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836