INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetja e listave të LSI, 'Presidenti nuk veproi si babai i mirë i familjes'. Gjoni përplaset me Brahon

Deputetja e listave të LSI, 'Presidenti nuk veproi si babai i mirë i familjes'. Gjoni përplaset me Brahon

Publikuar më: 10:19 24-06-2019

Deputetja nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Aurora Mara është shprehur kundër Presidentit Ilir Meta. Sipas saj, Meta me anulimin e datës 30 qershor nuk ka vepruar si ‘babai i mirë i familjes”

“Momenti i reflektimit të Presidentit ishte i gabuar në kohë. Dekreti s’ka vend, nga ana kushtetuese. Ai duhet të vepronte si baba i mirë i familjes, dhe këtë nuk e bëri”, tha Mara në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve që shqyrton procedurën për shkarkimin e Ilir Metës nga President.
Por ndryshe nga Mara, deputeti Ralf Gjoni është shprehur kundër. Ai është përplasur me deputetët socialist.
“Le ti japim mundësi Parlamentit të nisë procedurën ta hetojë situatën. Ishalla presidenti nuk e shkelur rëndë që të shkarkohet por për mendimin tim shkelja është e rëndë megjithatë të ngrihet një komision hetimor. Mund të bëj thirrje që ti të jesh anëtar i atij komisioni dhe ta shikosh me sytë e tu që presidenti e ka shkelur rëndë Kushtetutën.
Unë bashkohem me konkluzionet që relatoi zoti Fino dhe le ti hapim rrugë komisionit hetimor”, tha deputeti I PS, Spartak Braho.
“Kontrolloni anëtarët e komisionit si flasin. Nuk jemi në komunizëm. Zoti Braho mbaroi komunizmi. Me të njëjtën mendësi juriste në 1990 ju kaluat 7501 dhe i morët të drejtën e pronësisë çdo qytetari shqiptar. Mos na bëni arrogancë juridike. Mos mu drejto mua . Nëse ke problem me Presidentin adresoja Presidentit. Edhe fjalët kursej. Kujdes se nuk je prokuror”, replikoi Gjoni me Brahon.

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883