INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetja e PS-së: Shqiptarët ju lanë në baltë, nuk ju mjaftoi shuplaka e dhënë në...

Deputetja e PS-së: Shqiptarët ju lanë në baltë, nuk ju mjaftoi shuplaka e dhënë në...

Publikuar më: 16:16 27-01-2018

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti ka reaguar pas protestës së opozitës duke u shprehur se shqiptarët e lanë në baltë opozitëne bashkuar.

Në një status në Facebook ajo shprehet se opozitarët treguan edhe sot se nuk janë alternativë për shqiptarët.

Postimi i Gjylametit

Edhe sot, shqiptarët e lanë në baltë opozitën e bashkuar. Nuk u mjaftoi shuplaka e dhënë në zgjedhjet e 25 qershorit, por donin të provonin edhe këtë sot.

Shqiptarët i braktisën edhe sot, në luftën e tyre për pushtet, ata që kanë frikë Reformën në Drejtësi, ata që i vodhën për 8 vjet rresht, që i shkrumbuan në Gërdec , që i vranë në 21 janar, që shitën detin, që kauzë të vetme kanë hallin e parave të vjehrrit, që qajnë përnatë tepsinë e paratë e ofiqarëve të tyre.

Edhe sot, të nderuar opozitarë, treguat se nuk jeni alternativë qeverisëse!

Gjithmonë e më shumë të bindur në angazhimin tonë për të ndërtuar

Article Logic
Execution time: 0.0022819042205811