INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetja e Shkodrës thirrje autoriteteve: ‘Duhet të ndërhyni për përmbytjet, nuk kalohet as me makinë ushtrie’

Deputetja e Shkodrës thirrje autoriteteve: ‘Duhet të ndërhyni për përmbytjet, nuk kalohet as me makinë ushtrie’

Publikuar më: 12:29 07-03-2018

Deputetja e PD-së nga Shkodra, Izmira Ulqinaku e ka nisur ditën e sotme me një apel në facebook drejtuar autoriteteve lokale por edhe ministrisë së Mbrojtjes e qeverisë të ndërhyjnë për situatën e përmbytjeve në Shkodër.

“I bëj thirrje për zgjim Prefekturës së Shkodrës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Deputetëve në Qeveri të Qarkut Shkodër: Situata e përmbytjeve në Shkodër sa vjen e rëndohet!

Sidomos në Njësinë Administrative Dajç dhe Ana Malit gjendja është shumë emergjente! Sipërfaqja e përmbytur është rreth 2500 ha. Uji i është afruar banesave. Janë bllokuar totalisht rrugët dytësore në fshatin Obot.

Nesër, me këtë ritëm të shtimit të nivelit të ujit, nuk do mund të kalohet as me makine ushtrie. Pra, do jetë e nevojshme një varkë me motorr, për komunikimin e banorëve. Është domosdoshmëri ushqimi për bagëtitë!”, shkruan Ulqinaku në postimin e saj në facebook.

56u_56.jpg

xf_4e.jpg

dzg.jpg

drt_w45.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434