INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetja Hafizi kundër Lindita Nikollës: Arroganca e keqe sa britma e vogëlushit! [FOTO]

Deputetja Hafizi kundër Lindita Nikollës: Arroganca e keqe sa britma e vogëlushit! [FOTO]

Publikuar më: 09:16 22-06-2016

Përgjigjia e Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla në lidhje me sigurinë e fëmijëve në kopshte nuk është lënë në heshtje nga kolegia e saj e majtë, Mimoza Hafizi. Deputetes i ka bërë shumë përshtypje deklarata e Nikollës, se s’mund të rrimë pas çdo ambjenti privat dhe për këtë arye ka mbajtur një qëndrim shumë kritikues.

Ja ç’ka thënë Hafizi:
 

“Skenat e dhunës mbi një të mitur na kanë drithëruar edhe pse ndodhën në një institucion, ku prindërit kanë dorëzuar me besim fëmijët e tyre. Kanë dorëzuar fëmijët, duke menduar se shteti e ka ushtruar seriozisht kontrollin e ligjshmërisë dhe të cilësisë. Pasi bëhet fjalë për jetën e fëmijëve të vegjël, të pafuqishëm e të pazotë për t’u vetëmbrojtur.
Por duket qartë se shteti nuk e ka bërë detyrën, ndonëse deklarata e Ministrisë së Arsimit hedh terr, duke shpërndarë përgjegjësi tek ata që nuk u takon.
A i ka ushtruar me përgjegjësi Ministria e Arsimit kontrollet që ia kërkon ligji? Këtë ka nevojë ta dijë çdo shqiptar. Se nga kjo varet siguria në institucionet e arsimit.Po kush mund ta verifikojë? Kush do të japë llogari? Vetë Ministria? Kjo s’ka për të ndodhur.
Para një muaji, i kam kërkuar një informacion të rëndësishëm Ministrisë së Arsimit, në rrugë zyrtare dhe mbështetur në statusin tim si deputete. Informacioni bazohej mbi dy pyetje: Si e ka ushtruar Ministria e Arsimit kontrollin e detyrueshëm financiar mbi universitetet publike? Si e ka ushtruar Ministria e Arsimit kontrollin e ligjshmërisë në universitete? Letra ime kërkon vetëm transparencë, të cilën dua ta ndaj me pedagogët dhe studentët. Kjo Ministri duhej të më kthente përgjigje brenda dy javësh. E thotë ligji. Por unë nuk kam marrë asnjë përgjigje! Ia kam apeluar çështjen ballazi ministres, në parlament, para dy javësh. Deklarime dhe premtime boshe nga tribuna e parlamentit, por asnjë përgjigje! I kam dërguar letër kryeministrit. Kështu ma kërkon ligji. Ende nuk kam asnjë përgjigje! Kam ndjekur të gjitha rrugët ligjore që më japin të drejtën e këtij informacioni, të kësaj transparence. Por ministrja dhe kryeministri thyejnë ligjin, duke heshtur me arrogancë.
Beteja vazhdon, sigurisht, unë nuk kam ndërmend të stepem.Por imagjinoni, miq, se çfarë transparence dhe përgjigje do të marrim për kontrollet në kopshte. Imagjinoni se çfarë përgjigje do të marrin qytetarët për kontrollet e shtetit në shkolla, në universitete, kontrolle të domosdoshme për sigurinë publike. Për të cilat ne paguajmë me paret tona, nga mundi ynë, me mijra njerëz. Asnjë përgjigje! Me arrogancën më të papranueshme.
Kjo paaftësi, kjo papërgjegjshmëri, kjo arrogancë janë po aq ulëritëse sa dhe britmat e vogëlushit të dhunuar, që na kanë rrënqethur si komb”.

Article Logic
Execution time: 0.021491050720215