Deputeja e majtë Mimoza Hafizi që la PS dhe iu bashkua Ben Bushit për hapjen e një partie të re të majtë mesa duket sot në kuvend nuk është ndjerë më mirë pranë të majtëve që “braktisi” dhe është parë të ulet në një tjetër karrige, në krah me deputetët e djathtë. Mund të aludonim fare mirë që ajo mund të bashkohej me të djathët, por ajo dhe Blushi kanë lajmëruar se në nëntor do të shpallin një lob të ri partiak.