INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetja, Jorida Tabaku bëhet nënë e dy vajzave binjake [FOTO]

Deputetja, Jorida Tabaku bëhet nënë e dy vajzave binjake [FOTO]

Publikuar më: 14:23 14-06-2017

Edhe pse shtatzënë, muajt e fundit deputetja demokrate ka qenë mjaft aktive në jetën politike.

Jorida Tabaku është bërë nënë e dy vajzave binjake. Pritja e ëmbël nuk e pengoi Joridën të bëhej pjesë e “çadrës së lirisë” duke marrë pjesë në protestën maratonë të opozitës përpara kryeministrisë.

Tabaku është martuar me profesorin e Ekonomisë, Saimir Sallaku dhe më herët pat deklaruar në intervista që mezi priste të bëhej nënë.

Momenti i shumëpritur ka ardhur dhe ardhja në jetë e dy binjakeve ka gëzuar jo vetëm Joridën e Saimirin, por edhe të afërmit dhe miqtë e tyre të cilët kanë vërshuar mesazhet në adresë të çiftit. Nëna dhe 2 vajzat janë mirë dhe po shijojnë momentet e bukura me njëra-tjetrën.

Çifti i ka quajtur 2 vajzat, Arba dhe Iris. I urojmë dy binjakeve të vogla jetë të gjatë e të lumtur bashkë me prindërit e tyre.

18221693_1857305351175644_8862689518162148113_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715