INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetja publikon denoncimin: Drejtoresha urdhër mësuesve, ‘bëni komente pozitive te faqja e Ramës’ [FOTO]

Deputetja publikon denoncimin: Drejtoresha urdhër mësuesve, ‘bëni komente pozitive te faqja e Ramës’ [FOTO]

Publikuar më: 22:16 10-12-2018

Nesër pritet një përshkallëzim i protestës së studentëve, të cilët i kanë bërë thirrje qytetarëve dhe gjimnazistëve për t’ju bashkuar. Por deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar një mesazh, për të cilin thotë se i është dërguar mësuesve të gjimnazit nga një drejtoreshe.

Sipas Vokshit, drejtoresha e shkollës At Zef Pëllumbi në Tiranë urdhëron mësuesit të komentojnë pozitivisht në faqen e kryeministrit Edi Rama në Facebook, për të inkurajuar dialog për zgjidhjen e situatës së studentëve.

Postimi i Vokshit dhe foto e publikuar prej saj:

“SKANDALI!!!

Jo vetëm FRESH-i

Lindita Nikolla ka urdhëruar mësues e drejtorë shkollash të bëjnë komente ndërsa Kryeministri bënte monologun e përcartur . . .

Më poshtë mesazhi i shpërndarë nga Anila Barxho, Drejtoresha e Shkollës at Zef Pëllumbi në Tiranë për mësuesit.

Protestën Rama e do të depolitizuar...arsimin jo...

dente.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434