Pak kohë më parë bëri bujë në media se deputetja e partisë VAKAT në Kosovë Dude Balje, u shpall si deputetja më seksi e shqiptarisë.
Me forma të harkuara dhe me veshje provokative deputetja Dude duket se i ka fiksuar të gjithë në Kuvendin e Kosovës.
Pasi bëri bujë me veshjet e saj deputetja Dude Balje ka qenë e ftuar në emisioni TopShow.
Sipas saj ka paragjykime lidhur me veshjen. “Pse më paragjykojnë duke më thënë: “Deputetja që vishet seksi, që provokon…”, ka thenë ajo.
Përsa i përket fotove në Kuvend që kanë bërë goxha bujë në media deputetja Dude i komenton kështu:
“Këtu është veç perceptimi i medias, këtu ka qenë pamje e medias, ata janë më larg, në ballkon dhe gjithmonë bëjnë lajme kur nuk ka diçka interesante brenda parlamentit, aty ka qenë vetëm 5 minuta seancë.
Unë vishem ndoshta pak më liberale se të tjerët brenda Parlamentit por unë vishem si e ndiej. Varet si e definon provokuesen. Edhe në Kosovë kemi kod dhe e respektoj, por unë jam më simpatike për median dhe jam gjithmonë në media dhe ata bejnë lajm.
Unë punoj një punë shumë serioze dhe jam shumë e sukseshme. Për mua, unë vesh atë që ndiej mirë se nëse je e bukur mund të jesh edhe produktiv edhe pozitiv edhe mund të bësh më shumë punë gjatë ditës. Veshja është mënyra e jetës. Une jam lind me rrobaqepës dhe për mua s’mund ta ndryshoj veten se jam deputete, thjesht bëj nje balanc për çka kam nevojë në stilin tim te veshjes”.