Këtë verë ajo do të bëhet nënë për herë të parë. Bëhet fjalë për deputeten e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e cila është në pritje të binjakëve të saj që mësohet se janë dy vajza. Në foton e parë që vetë ajo ka postuar nga pritja e ëmbël, bashkë me bashkëshortin Saimir Sallaku, tregon dy palë pupa të bardha.