INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetja shqiptare ngre 'alarmin': Mbyllen 41 degë në universitete...

Deputetja shqiptare ngre 'alarmin': Mbyllen 41 degë në universitete...

Publikuar më: 11:03 09-10-2018

Deputetja e LSI, Nora Malaj, ka ngritur shqetësimin e mbylljes së shumë degëve në universitetet shtetërore.

Në një postim në rrjetet sociale Malaj, thekson se janë mbyllur 41 degë në universitete. Sipas saj infermieria, matematika, fizika, kimia, mësuesia , gjuhët e huaja, historia dhe disa degë të tjera po mbyllen këtë vit.
Malaj shkruan:

"Universiteti në rrezik! "Sa më pak të ditur, aq më shumë të nënshtruar”. Pamja që na shfaqet sot një javë para fillimit të vitit akademik universitar është e frikshme ! Mbi 41 degë mbyllen në universitete rajonale publike shqiptare! Dega e infermierisë është trendi i viti! Kjo vetëm se të rinjtë të ardhmen e shohin jashtë për të jetuar! Nga ana tjetër matematika, fizika, kimia, mësuesia , gjuhët e huaja, historia, fiskultura dhe një sërë degësh në Universitete në Gjirokastër, Vlorë, Korçë, Shkodër po mbyllen. 7000 kuota të lira në Universitete Publike dhe një kaos i vërtetë! Mungon një politikë e dedikuar , mungon transparencë dhe sot të rinjtë ngelen në mëshirë të fatit! Situatë alarmante , e cila tregon se qeveria nuk funksionin më ! Jemi përballë një katastrofe në drejtim të formimit të kapitalit human!Nëse nuk merren masat , e ardhmja jonë do të jetë në duar të analfabetëve funksional. Universiteti sot është në rrezik!!!"

noramalaj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039181709289551