IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS

Deputetja ushqen me gji foshnjën gjatë fjalës në parlament [VIDEO]

Publikuar më: 14:27 13-10-2016

Deputetja e Parlamentit islandez Unur Bra Konradsdotir ka mbajtur fjalim duke i dhënë gji foshnjës së vet, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Deputetja ka thënë se të ushqesh fëmijën me gji është gjëja më e natyrshme në botë.

Unur Bra Konradsdotir, e cila i përket të djathtës, Partisë për Pavarësi i ka thënë se fjalimi i saj nuk  e pengoi foshnjën.

“Përkundrazi, do ta pengonte sikur t’ia ndërprisja gjirin gjatë kohës që flisja”, ka thënë nëna ajo.

Mediet islandeze kanë raportuar se kjo ka ndodhur për herë të parë në historinë e këtij vendi.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943