INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Der Spiegel”: Liderit e Ballkanit të korruptuar, po i kthejnë shpinën BE-së

“Der Spiegel”: Liderit e Ballkanit të korruptuar, po i kthejnë shpinën BE-së

Publikuar më: 13:05 09-01-2017

Vendet e Ballkanit Perëndimor po largohen gjithnjë e më shumë nga demokracia dhe shteti ligjor. Kështu shkruan prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” në një artikull ku analizon raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në artikullin që mban titullin “Ballkani po largohet nga Europa” thuhet se në këto vende sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara, të cilat gjithnjë e më tepër po largohen nga demokracia dhe shteti ligjor.
“Der Spiegël”:
 “Në të vërtetë, pa përjashtim në çdo vend të rajonit në Balkanin Perëndimor, sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara, ndërsa në asnjë prej këtyre vendeve nuk sundon shteti ligjor”.
E në këto kushte “Der Spiegël” paralajmëron se “sytë e vendeve të Ballkanit Perëndimore po ndryshojnë drejtim, nuk është më Brukseli por Rusia dhe Turqia në fokusin e tyre.
“Der Spiegël”:
 “Udhëheqësit autoritarë në rajon nuk po e marrin më seriozisht kryeqendrën evropiane, Brukselin. Ata tashmë po flirtojnë me Rusinë dhe Turqinë. Ndërkaq, as BE-ja më nuk po insition në respektimin e parimeve. Ajo tani ka nevojë më shumë për partnerë politikë dhe garantues të stabilitetit. Ky trend aktual, për eksperëtët, është shumë i rrezikshëm”.
E kjo situatë mund të ketë pasoja thotë jo pa sghqetësim politikani kroato-gjerman Josip Juratovic. Ai paralajmëron për pasoja në këtë drejtim:
“Der Spiegël”:
 “Mos integrimi i Ballkanit Perëndimor mund të jetë shumë i rrezikshëm, ashtu siç ka treguar shkatërrimi i Ish Jugosllavisë. Më nuk është e majftushme që herë pas here të mbahet ndonjë samit ku të shpallen dhe deklarohen synimet për proceset euroiintegruese drejt BE-së.”

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387