INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Derbi i Madridit kushton 2 miliardë euro dhe...500 milionë euro janë në stol

Derbi i Madridit kushton 2 miliardë euro dhe...500 milionë euro janë në stol

Publikuar më: 13:15 29-09-2018

Në kryeqytetin spanjoll sot luhet Real-Atletico, një ndeshje që do të ketë shumë sfida brenda sfidës: Lopetegui kundër Simeone, Bale kundër Griezmann. Kush do të fitojë? Por, mbi të gjitha, sa vlejnë dy skuadrat? Shumë. Madje, tepër. Pothuajse 2 miliardë euro.

Real Madrid - Sipas “Transfermarkt”, Lopetegui ka në dispozicion një organikë me vlerë 969 milionë euro. E thënë kështu, duket një shifër astronomike, por mund të jetë edhe më e ulët nga sa është vlera reale e skuadrës. 

Atletico Madrid - Për sa i takon Atletico Madrid, vlerësimi i përgjithshëm i skuadrës është 807 milionë euro, gjithmonë sipas “Transfermarkt”. Me përjashtim të disa lojtarëve, vlerësimet janë të pranueshme. Vlera e Griezmann, për shembull, është 120 milionë euro, por qendërmbrojtësi Savic, i cili është i dëmtuar, vlen pesë milionë euro më pak se Ramos. 

Stoli i Real Madrid - Sipas disa llogaritjeve të bëra nga spanjollja “AS”, mes dëmtimeve dhe lojtarëve që nuk janë grumbulluar, do të lihen jashtë fushe 500 milionë euro. Janë rreth 314 milionë euro që Lopetegui do të lërë jashtë fushës, mes të cilëve janë 75 milionët e të dëmtuarit Isco dhe 60 të Marcelo-s, i cili nuk do të jetë gjithashtu në fushën e lojës.

Stoli i Atletico Madrid - Simeone duket se ka qenë pak më i kujdesshëm ndaj bilancit: milionë e lënë jashtë fushës janë ‘vetëm’ 192,8 milionë euro, 40 prej të cilve janë të dëmtuarit Stefan Savic. Gjithsesi, “Cholo” do të hedhë në fushën e lojës një formacion me vlerë 615 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832