Dy ekipe nga i njëjti qytet do të përballen për të dytën herë në 3 vitë, në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë. Finalja e shumëpritur e Champions League, do të luhet me 28 maj, në stadiumin San Siro të Milanos.
Real Madrid, mposhti qytetarët e Manchester, me shifrat 1-0, dhe rezultati i përgjithshëm ishte i njëjtë, pasi ndeshja e parë në Manchester ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Autogoli i Fernandos në minutën e 20-të, vendosi fatin e aktit të dytë mes përballjes së Realit dhe Manchester City-t.