Gigio Donnarumma nuk do të luajë në derbin e mbrëmjes Milan – Inter. Portieri kuqezi, nuk ka mundur të riaftësohet nga dëmtimi që ka pësuar në rrëzë të kofshës. Stafi mjekësor i Milanit ka vendosur të kryejë ekzaminime të mëtejshme, madje Donnarumma rrezikon të mos luajë edhe ndaj Fiorentinës në transfertë. I takon Marco Storarit të mbrojë portën kuqezi nga minuta e parë në derbin e Kupës, me 41-vjeçarin e lindur në Pisa që konsiderohet portier i dytë para vëllait më të madh të Gigi Donnarummas.
Por Donarrumma nuk ka mbetur duarkryq duke postuar një foto në Instagram ku shkruan: "Më djeg shumë mos të luaj në këtë ndeshje, FORZA DJEMA! Me kokën dhe zemrën do luftoj me ju #nejemimilan#forzamilan".