INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Derbi kryeqytetas në prag, trajnerët e dy ekipeve në konferencë për shtyp kanë nga një mesazh për tifozët

Derbi kryeqytetas në prag, trajnerët e dy ekipeve në konferencë për shtyp kanë nga një mesazh për tifozët

Publikuar më: 19:40 28-02-2019

Tirana – Partizani është një nga ndeshjet me historinë më të bukur futbollistike në vendin tonë. I quajtur ndryshe derbi i kryeqytetit, të dyja ekipet zbresin në fushë këtë të premte për të vendosur një tjetër gur në historinë e tyre. Prej 5 vitesh tashmë, Partizani ka dominuar totalisht rezultatet, ndërkohë që Tirana ka pasur një periudhë të vërtetë krize, por pas fitoreve të fundit duket se morali i ekipit është ngritur goxha lart dhe ata duken më gati se kurrë për këtë përballje.

Përpara derbit, në konferencë për shtyp kanë dalë trajnerët e të dyjave skuadrave.

Në fjalën e tij trajneri Mema e bëri të qartë se në ndeshje diferencën do ta bëjnë gabimet e vogla. Ai tha se është përpjekur që të largojë presionin nga lojtarët, dhe fokusin e ka për të marrë pikët. Përsa i përket formacionit tekniku tha se do të jetë po i njëjti pa ndryshime të mëdha. Mema vlerësoi edhe tifozerinë tiranase, duke u shprehur se ata janë fitimtarët e vërtetë përkundrejt atyre të Partizanit dhe tashmë është koha e ekipit që mos t’i zhgënjejë në fushën e lojës.
Ndërkohë trajneri Gega ishte më gjakftohtë përsa i përket kësaj përballje.

Ai u shpreh se këtë sfidë e kanë marrë normalisht si çdo tjetër, pa përgatitje të veçanta, por vetëm duke studiuar kundërshtarin. Por, sipas tij adrenalina dhe presioni i kësaj ndeshje, pavarësisht dëshirës mbetet i pashmangshëm. Në rrugën drejt titullit ai tha se ka ende punë dhe do të përpiqet që klubi t’i menaxhojë sa më mirë pikët. Për tifozët Gega kishte një mesazh: “Dy-tre veta nuk mund të dëmtojnë të gjithë ekipin”

Për derbin masat policore do të jenë të shtuara, ndërkohë raportohet se shitjet e biletave kanë pasur ritme të larta, ku vetëm në një ditë janë shitur 2000 të tilla nga 8500 që është totali.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492