INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Derbi me dy seri / Tirana-Partizani ndahen në rrjeta e paprekura [VIDEO]

Publikuar më: 15:17 02-12-2016

Është mbyllur pa gola derbi i kryeqytetit. Nisi mbrëmë, në orën 18:00, u luajt 63 minuta, por këtu u ndërpre. Dritat ikën në “Selman Stermasi”, errësira pushtoi gjithçka, ndaj FSHF-ja vendosi në bazë të rregullores që minutat e mbetura, 27 të tilla, plus një e tillë shtesë, të luhen brenda 24 orëve.

Tirana ishte ajo që krijoi rastet e para për shënim me Karabecin, Cisse dhe me Marveile, por Hoxha dhe fati nuk lejuan që topi të hynte në rrjetë. Pas një periudhe qetësie në fushën e lojës ndodhi dhe e papritura kur u shfaq problemi me energjinë elektrike që detyroi skuadrat të shkonin përpara kohe në dhomat e zhveshjes pikërisht me sfidën të mbërthyer në barazimin 0-0.

Rezultati ishte i bardhë, ndaj gjithçka nisi sot nga zeroja për të dyja palët. Pak minuta në dispozicion, në kërkim të golit të fitores, për të mos iu larguar kreut dhe për t’iu shkëputur njëra-tjetrës dy skuadrat kryeqytetase. Barazimi i dytë rresht me rrjeta të paprekura për derbin e kryeqytetit dhe nga një pikë për të dyja skuadrat që mungohen të limitojnë dëmet. 22 pikë për skuadrën e Josës që shkon në -5 pikë nga vendi i parë, ndërsa Partizani mbetet në vendin e tretë me 2 pikë më shumë. Të kuqtë sfidojnë të Hënën Kukësin në “Elbasan Arena”, ndërsa Tirana udhëton drejt Vlorës.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604